Anija ‘e arratisur’ nga porti i Durrësit/ Vendndodhja dhe arsyeja pse u...

Anija ‘e arratisur’ nga porti i Durrësit/ Vendndodhja dhe arsyeja pse u largua pa lejë

145
0
Shares

Është  zbuluar vendodhja e anijes që u  largua në orët e para të mëngjesit nga porti i Durrësit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, anija ndodhet në afërsi të Dubrovnikut, në det të hapur dhe po lëviz drejt Veriut.

Dyshohej se anija kishte ngarkesë të ndaluar brenda saj. Si shkarkoi 5 mijë ton të ngarkesës, më pas ajo  pati një problem me porositësit e kripës, pasi pjesa e tjetër e kripës ishte e përzier me qymyr nga ngarkesa e mëparshme e anijes.

Tre ditë më parë anija i ishte drejtuar radës së jashtme pas konfliktit tregtar që kishte kompania pritëse e mallit me transportuesin për shkak të cilësisë së mallit. Anija më herët kishte ngarkuar qymyr dhe pa u pastruar depozita e anijes ishte ngarkuar me kripë. Çka ka bërë që kompania pritëse e mallit të vërejë që kripa ishte jashtë cilësisë së duhur se ishte përzierë me qymyr.

Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitenerinë.Ky largim pa njoftuar ngre një sërë ndryshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bordin e kësaj anije përveç ngarkesës së deklaruar. Autoritetet portuale shqiptare, kanë njoftuar portet e Italisë e Kroacisë që të bllokojnë anijen.

Kreu i Kapitenerisë në Durrës, Paulin Ndreu, në një prononcim ka sqaruar ngjarjen. Ndreu ka thënë se anija është duke u monitoruar nga autoritetet shqiptare dhe shërbimet e vendeve partnere.

Prononcimi i tij:

Mbrëmë rreth orës 03:00 e mëngjesit është larguar nga rada e portit Durrës pa njoftim dhe pa leje anija Seascaner me flamur Sierra Leone. Ajo kishte sjellë kripë në Durrës më dt 26.06, sasi 6 mijë Ton, pas shkarkimit të sasisë 5500 Ton, kanë hyrë në konflikt pasi pjesa 500 Ton, ka rezultuar e përzier me qymyr dhe pritësi i mallit ka refuzuar ta marrë. Në këto kushte të konfliktit Civil kanë ndërhyrë studio ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile për mallin. Për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija “Seascaner” ka dalë në radë të portit Durrës.

Megjithë dialogun e zhvilluar nga përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive, nuk kanë rënë dakort për sasinë e mbetur 500 Ton. Mbrëmë rreth orës 03:30, anija “Sea Scaner” pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument është larguar nga Rada e Portit Durrës. Kapiteneria ka njoftuar policine e kufirit dhe rojen bregdetare si dhe kapiteneritë e vendeve të rajonit. Anija është në rrugëtim nëpër veri në detin Adriatik. Jemi në kontakt me vendet partnere dhe po e monitorojmë lëvizjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY