Franca mposht lehtë Uruguajn, pret biletën për në gjysëmfinale

Franca mposht lehtë Uruguajn, pret biletën për në gjysëmfinale

60
0
Shares

Franca është skuadra e parë që pret një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Rusi 2018.

“Gjelat” mposhtën me shifrat e pastra 2-0 Uruguajin, duke siguruar kalimin në një fazë akoma më të nxehtë të turneut rus. Ishte mbrojtësi Rafael Varane që në tentativën e parë drejt portës kundërshtare, shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme një krosim të Antoine Griezmman dhe me kokë prishi ekuilibrat. Më pas, Franca gjeti sërish rrugën e rrjetës, me Antoine Griezmman që thelloi avantazhin. Ylli i “Les Bleus” rreth 20 metra nga porta, lëshon një predhë me të majtën, me Muslera që u tregua i pavëmendshëm, duke lejuar sferën të përfundoi në rrjetë.

Në minutat e mbetura, Franca menaxhoi mjaft mirë avantazhin e dyfishtë, ndërkohë që duke parë dhe mungesën e njeriut gol tek amerikano-jugorët, Edinson Cavani, Uruguaji nuk arriti të kthej krye, duke u dorëzuar. Në raundin tjetër Franca do të gjej përballë fituesin e çiftit Brazil-Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY