Opozita nuk merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Lu dhe Vlahutin

Opozita nuk merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Lu dhe Vlahutin

124
0
Shares

Pak ditë para largimit nga Shqipëria, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin organizuan një pritje të posaçme në rezidencën e BE në Tiranë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, Ministra, deputetë të PS dhe drejtues të medias e përfaqësues të shoqërisë civile.

Në pritje u vu re mungesa e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur se ishin të angazhuar në seancën parlamentare ku diskutohej ligji për Teatrin e ri Kombëtar. I vetmi nga opozita ishte Besnik Mustafaj.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu e ka konsideruar Shqipërinë si një thesar të madh të cilit do t’ia ndiejë mungesën.

Ndërkaq ambasadorja Romana Vlahutin e ka vënë theksin te reforma në drejtësi dhe duke e konsideruar tepër thelbësore për Shqipërinë ajo ka falenderuar të gjithë ata që punuan për të.on

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY