A do arrestohet ish-ministri i Brendshëm Tahiri ? Gjykata e ka ne...

A do arrestohet ish-ministri i Brendshëm Tahiri ? Gjykata e ka ne dore

86
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për bashkëpunim me “Habilajt” në trafik droge.

Organi i akuzës ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë për “çështjen Tahiri”. Prokuroria kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe Gjykatës Penale, që liruan ish-ministrin nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kërkon që ndaj Tahirit të vendoset masa e sigurimit personal të arrestit me burg.

Gjykata Penale dhe ajo e Apelit në Tiranë vendosën të linin në hetim në gjendje të lirë ish-ministrin Tahiri.

Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deri më tani, prokuroria ka kërkuar në mënyrë sistematike arrest me burg për ish-ministrin.

Tahiri është liruar nga çdo post në PS që prej nisjes së hetimeve. Dy muaj më parë ai dorëzoi edhe mandatin e deputetit ndërkoh po sot ambasadori amerikan e përmendi hetimin e tij edhe në fjalimin që mbajti në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit”.

“Shpresojmë që në ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe ish-kryeprokurorit. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht. Të dënohen dhe të futen në burg.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY