Publikohet video që tregon frikën e deputetëve të Komisonit të Ekonomisë

Publikohet video që tregon frikën e deputetëve të Komisonit të Ekonomisë

80
0
Shares

Një video e marrë nga operatorët e Report TV tregon  për lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë edhe në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në momentin kur nisën lëkundjet e para, po zhvillohej mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Në pamjet e siguruara  duket momenti kur salla lëkundet, ndërsa po fliste deputeti i LSI, Përparim Spahiu. Megjithë hezitimin në sekondat e para, duket qartë frika te deputetët dhe kur u pa se lëkundjet ishin intensive, kreu i komisionit Erion Braçe ndërpreu mbledhjen dhe ligjvënësit lënë karriget.

Gjithashtu në sallën e Komisionit të Ekonomisë, tërmeti ka shkaktuar edhe plasaritje në pjesën e taanit.

Megjithatë, në një reagim nga zyra e shtypit të Kuvendit theksohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme dhe se komisionet do vijojnë punën normalisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY