Vdekja misterioze e gruas ndryshon rrjedhen e hetimit te vrasjes se 42...

Vdekja misterioze e gruas ndryshon rrjedhen e hetimit te vrasjes se 42 vjeçarit

98
0
Shares

Duket se ndryshon rrjedha e hetimit per 61 vjeçarit nga Kosova, qe vrau kusheririn pasi e akuzoi se kishte marredhenie intime me gruan. Procesi nis sot në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit.

Ai akuzohet se më 12 maj 2016 në St. Gallen ka vrarë kushëririn e tij Haki S. (42), përpara derës së shtëpisë së tij. Autor i dyshuar u kap një muaj më pas, më 9 qershor 2016 në Sirnach TG. Fillimisht në paraburgim, më pas është dërguar në burg.

Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.

Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, ndaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.

Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur. “Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.

“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”

Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.

Vdekja e Haki S. do të sqarohet të martën në Gjykatën e St. Gallet. Vdekja e bashkëshortes 61 vjeçare kurrë nuk është hetuar nga ana policore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY