Shembja e teatrit/ Analisti: Çështje alarmi, ndalohet me protesta si ajo e...

Shembja e teatrit/ Analisti: Çështje alarmi, ndalohet me protesta si ajo e Kukësit

63
0
Shares

Lubonja ka bërë disa deklarat në rubrikën “Opinion” në News 24, ku tha ka folur dhe  për ndërtimin e teatrit të ri.

Fatos Lubonja u shpreh se nëse kalon projektligji për Teatrin në Kuvend atëherë është një çështje alarmi dhe shembja e godinës ndalohet duke përdorur formën e protestës si ajo për taksen në Rrugën e Kombit.

”Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”, deklaroi Lubonja.

Më tej në deklaratën e tij tha: Tek tema e teatrit nuk është vetëm kjo çështje. Këtu janë çështjet e tjera që kanë të bëjnë me atë se çfarë tregon ky moment se ku është katandisur Shqipëria sa i përket shtetit të së drejtës. Janë shumë gjëra që përmblidhen tek ngjarja e Teatrit. Duan të grabisin pronën publike duke nëpërkëmbur Kushtetutën. Këtu nuk ka përgjegjësi vetëm një person. Rama mund edhe të çmendet dhe nuk mund ta ndjekin 73 parlamentarë. Veliaj na ka premtuar 0 ndërtime në Tiranën historike.

Këtu janë përgjegjës të gjithë dhe nuk është një njeri. Fakti që e ndjekin të tjerët mbrapa tregon se ku jemi katandisur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY