Deputeti, apel Metës: Blloko zgjedhjen e ambasadorëve mbi interesa politike

Deputeti, apel Metës: Blloko zgjedhjen e ambasadorëve mbi interesa politike

85
0
Shares

Deputeti demokrat Tritan Shehu shkruan në faqen e tij në facebook në lidhje me përzgjedhjen e ambasadorëve të cilët sipas tij janë përzgjedhur  politikisht, duke u bazuar mbi partitë dhe totalisht pjesë e subjektivizmit dhe arsyeve personale. Ai i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të bllokojë zgjedhjet e ambasadorëve dhe të thotë fjalën e tij për këto raste jo të duhura të zgjedhjes së ambasadorëve.

Postimi i plotë

“Kështu veçse shkatërrohet Trupa Diplomatike shqiptare. Sot nga kater ambasadore, qe u diskutuan ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, dy prej tyre nuk i lidhte asgje me Sistemin tone Diplomatik. Pa dyshim dicka e tille eshte e pa justifikuar ne vitin 2018, kur diplomacia jone eshte rritur, profesionalizuar e ka ne perberje shume diplomate te niveleve te ndryshme me pervoje e aftesi. Nje politike e tille klienteliste jo vetem qe demton rende cilesine e Sherbimit tone Diplomatik nga vendosja e te tilla emerimeve larg profesionlizmit, por dhe duke demoralizuar e demotivuar diplomatet tane, qe kane vite qe kontribuojne me aftesi e pasion ne kete sektor tejet te rendesishem, duke pritur te shperblehen me karriere. I bej thirrje Presidentit Meta, qe duhet te thote fjalen edhe per keto raste te fundit, te tregohet nje barriere e pa kalueshme ndaj perzgjedhjeve te tilla, mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal këto”.

Cfarë ka ndodhur konkretisht? Kush janë të përzgjedhurit?

Ilirian Kuka, Rezar Bregu, Riza Poda dhe Virgjil Kule ishin këtë të martë në Komisioni për Politikën e Jashtme. Në komision u zhvillua një seancë dëgjimore me katër kandidatët për Ambasadorë.

  • Ilirian Kuka është kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Çekisë.
  • Rezar Bregu është kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën Federative të Brazilit.
  • Riza Poda është kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Kroacisë, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.
  • Virgjil Kule është kandidat në postin e kreut të Misionit diplomatik, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Suedisë, rezident si edhe në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë, jo rezident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY