Ja qe kushte te reja per Shqiperine paska. Fleckenstein i thote Rames...

Ja qe kushte te reja per Shqiperine paska. Fleckenstein i thote Rames të mos festojë

128
0
Shares

Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha se derisa të hapët dera për integrimin e Shqipërisë ka mbi 150 kushte. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga fondcioni “Friedrich Ebert” me temë “Çfarë e pret Shqipërinë mbas konkluzioneve të Këshillit të BE për ceshtjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat”, ai tha se nuk është momenti që të festojme, pavarësisht rezultatit pozitiv. Me pak fjale kushte te reja paska madje ato nuk qenka as 7 as 13 por plote 150 dhe Rama nuk mund te vazhdoje te therrase fitore dhe te organizojne ceremomi festimesh si ato te javes se fundit qe sillnin ushqimin deri tek fyti.

Dua të konfirmoj që keni të drejtë që ka shqetësime në Francë për këtë çështje, situata është përmirësuar gjatë viteve të fundit, megjithatë shqetësimet ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Gjermania ka qenë pak më strikte dhe në rastin e saj janë  preferuar rregulla të tjera. Megjithatë çështja kryesore për francezët janë reformat në BE dhe ndoshta jo në kapacitetin tim si deputet gjerman, më duhet të them në emër të Francës se ka reforma të brendshme dhe ndërkohë ndoshta është një kaos në situatën e brendshme të vendeve, nuk është momenti i përshtatshëm për të folur për zgjerimin. Në rastin e Gjermanisë, ne kemi dicka të përbashkët me ju, që nuk i besojmë qeverisë, situata tek ne është e veçantë. 

Ne kemi thënë që parlamenti duhet të jetë i vështirë. Mua nuk më pëlqen kjo gjë, sepse në çdo rast të tillë duhet të ketë shumë përpjekje. Kështu që shpresoj dhe mendoj që kjo do ishte e mjaftueshme në fund. Megjithatë situata është e tillë, kjo është marrëdhënia mes parlamentit dhe qeverisë dhe kjo është arsyeja që ndodhin kaq diskutime në Berlin edhe me politikanë shqiptarë. Ka funksionuar mirë si proces, sepse kancelarja ka qenë pro, qeveria ka qenë pro, social demokratët kanë qenë pro dhe më tepër sesa 2/3 e EPP kanë qenë në favor të këtij procesi. 

Sigurisht që na duhet të përmendim se nuk është rezultati që na bën që të kërcejmë dhe prandaj kjo është arsye që spo kërcejmë sot. Mendoj se ka ende shumë gjera për të bërë. 

Ka mbi 150 kushte të tjera përpara sesa dera të hapet një ditë. Pra ka shumë punë, prandaj ne themi vazhdoni, nxitoni dhe të paktën kemi një vendim tani për hapjen e këtij procesi. Kjo është më e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se këto brenda të ketë luftra të ndryshme për mënyrën si duhet të lexohet ligji elektoral. Si partnerë afatgjatë koalicioni ju e dini sa e vështirë është të gjendet kompromisi ndonjëherë brenda koalicioneve dhe e vështirë është të gjendet kompromisi edhe në parlament. Dhe nuk besoj se kjo është një rast specifik për Shqipërinë, është histori e njohur për Shqipërinë. Por keni të drejtë nuk është bërë gjëja në mënyrë që të festojmë tani, gjithësesi rezultati është pozitiv. “ 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY