Noka: Me droge dhe paratë të pista nuk hapen negociatat...

Noka: Me droge dhe paratë të pista nuk hapen negociatat as në 2019

74
0
Shares

Partia Demokratike vazhdon me  akuzat ndaj qeverisë Rama për mbështetje të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me BE as në vitin 2019, pasi fenomeni i drogës nuk është luftuar, por vijon.

Sipas demokratit Noka, rasti i gjetjes së 3.4 mln eurove në mjetet “Toyota Yaris” dy ditë më parë në Portin e Durrësit, “është simboli i përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës”.

“Droga dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë arsyet pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, dhe nuk do hapen as në 2019. Lajmi i mediave italiane dërguar atyre franceze se në Shqipëri po mbillet kanabis me shumicë, tregon mashtrimin e kryeministrit Rama. Shqipëria është në hartën e drogës sipas autoriteteve në Bari. Ata thonë se në muajt e fundit është kapur 10 ton drogë.

Rasti i 3.4 mln euro në Toyota është simboli i përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës”, u shpreh deputeti i PD, Flamur Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY