Kush e kërcënon kryebashkiakun e Elbasanit

Kush e kërcënon kryebashkiakun e Elbasanit

95
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka reaguar për shkrimin e publikuar nga Tpz.al, për kamerat e sigurisë që priten të vendosen në institucionet kryesore të qytetit.

Sejdini është shprehur për Tpz.al, se tenderi për 3000 kamerat, është për institucionet publike në Elbasan, si shkollat apo godinat shtetërore që janë në varësi të Bashkisë së Elbasanit.

“Është një projektligj i cili ka shkuar në kuvend, nr. 19 datë 10.03.2016, për masat shtesë të sigurisë publike, për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucionet publike.” – shprehet Sejdini për Tpz.al.

Kryebashkiaku Sejdini shton se vendosja e kamera do të rrisë sigurinë e qytetit, por jo personale. Pra, Sejdini mohon faktin se kamerat do t’i shërbejnë sigurisë së tij, për shkak të kërcënimeve që ai ka marrë kohët e fundit sipas raportimit të Tpz.al.

“Si mundet të kem unë nën kontroll kamerat e qytetit, nuk është për sigurinë time, është i pavërtetë ky pretendim”– shtoi më tej kryebashkiaku i Elbasanit.

Megjithatë mbetet ende e paqartë, nëse janë të nevojshme kaq shumë kamera në qytetin e Elbasanit. (TPZ)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY