Komisaritet mbushen, 21 shtetas ndalohen, shpallen 3 në kërkim

Komisaritet mbushen, 21 shtetas ndalohen, shpallen 3 në kërkim

61
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka raportuar për siuatën e krimit  gjatë 24 orëve Sipas njoftimi zyrtar janë proceduar penalisht 21 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga këta 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është ndaluar, 14 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë si dhe janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 24 orëve

Procedohen penalisht 21 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga këta 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është ndaluar, 14 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë si dhe janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Konkretisht, janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm për vepra të ndryshme penale :

– E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur shtetasen M. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

– B. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Berisha” Kamëz, është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Ducar”.

– L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Dritas, pasi në rrugën “Berisha” Kamëz, është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë.

– Është ndaluar shtetasi F. M., 25 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”), pasi në rrugën “Tasim Shehu”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases R. D., , 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Janë kapur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore shtetasit e mëposhtëm të shpallur në kërkim :

– Xh. H., 32 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

– A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata se Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprat penale “’Organizim i llotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion i lokaleve për lojra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe ”Largim nga vëndi i vuajtjes së dënimit”.

Kanë vijuar pikat e kontrollit, si fikse dhe të lëvizshme gjatë të cilave :

– janë kontrolluar dhe verifikuar 510 persona

– janë shoqëruar 28 persona në Komisariatet e Tiranës

– janë kontrolluar 336 mjete

Policia rrugore ka vijuar monitorimin e rrugëve me qëllim rritjen e paranetrave të sigurisë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë marrë 404 Masa Administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY