Dështimi i negociatave/Gjiknuri i nervozuar: Nuk ka garanci as për 2019

Dështimi i negociatave/Gjiknuri i nervozuar: Nuk ka garanci as për 2019

78
0
Shares

Ministri i Transporteve dhe Energjisë ishte këtë të mërkurë në SHBA atje ku u pyet nga Zëri i Amerikës në lidhje me negociatat dhe lajmin aspak të mirë se Shqipërisë i duhet të presë një tjetër vit.

Gjiknuri u justifikua duke thënë se gjithkush është në dijeni të një debati të brendshëm në BE, ku shumë shtete nuk duan që unioni të zgjerohet vitet e ardhshme. Sipas Gjiknurit procesi nuk varej nga Shqipëria, por nga Evropa. Madje Gjiknuri është shprehur se as për vitin 2019 nuk ka garanci në hapjen e negociatave pasi gjithçka do të varet nga BE.

Gjiknuri: Ky është një proces që nuk varej nga Shqipëria, por që varet nga Evropa. Në kompleksitet Evropa është një organizëm që ka debate brenda saj, ka shtete që për shkaqe të brendshme janë kundër zgjerimit. Prandaj ajo që u arrit  dje është një sukses, pasi politikat e brendshme të disa shteteve mund ta vinin në pikëpyetje të gjithë integrimin e Shqipërisë.

Evropa ju vendosi disa kushte të tjera…

Gjiknuri: Këto janë reforma në proces dhe Komisioni i vlerësoi këto reforma, e kërkoi të njëjtën gjë, që të vijojë këto reforma qoftë Shqipëria e Maqedonia. Por të mos bëjmë naivin, ka një debat në Evropë pasi shumë shtete janë kundër zgjerimit të BE-së.

Çfarë garancish ka që negociatat të hapen në 2019?

Gjiknuri: Nuk mund të jap garanci së çfarë ndodh me shtetet evropiane./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY