Vasili:Rama duhet të largohet, na la jashtë Bashkimit Europian

Ndaje

Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili ka reaguar  ashper ndaj shtyrjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Zoti Vasili shkruan se fajtori i vetëm për këtë vendim është Edi Rama dhe shtoi se Kryeministri duhet të largohet sa më parë.

POSTIMI I PETRIT VASILIT:

Kryeministri eshte ai fajtori i vetem qe na la jashte Europes,falenderimet jane idiotesira .

Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor.
Kete votebesim e humbi ne menyre tragjike per veten e tij.
Tani duhet te largohet sa me pare.
Urrejtja e gjithe shqiptareve bie mbi te.
Cdo falenderim idiot i tij dhe i idioteve qe e rrethojne eshte nje damke deficience dhe budalleku qe e ben edhe me qesharak.
Lexojeni vete cfare thoshte ne 16 maj 2018 per Euroneës per negociatat e qershorit.

“Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje