FOTO/ Kushtet në të cilat thahen librat e Bibliotekës Kombëtare, situata ende...

FOTO/ Kushtet në të cilat thahen librat e Bibliotekës Kombëtare, situata ende emergjente

114
0
Shares

Një ditë pasi shpalli gjendjen emergjente, Biblioteka Kombëtare vjen në një konferencë për mediat për të shpjeguar situatën e krijuar dhe për të raportuar në lidhje me librat e dëmtuar.

Drejtoresha Persida Asllani e pyetur nga gazetarët tha se ende nuk dihet se nga ka ardhur përmbytja, por sipas saj janë lajmëruar institucionet përkatëse dhe do të bëjnë ekspertizën.

Më tej drejtoresha deklaroi se Biblioteka Kombëtare është jashtë standardeve për të vijuar punën dhe theksoi se Biblioteka është në gjendje alarmante.

Pjesë nga konferenca

Materialet që thahen i vendosim në një mjedis tjetër, që më pas futen sërish në punë.

Ka pasur parregullsi në ndërtime që kanë sjellë këtë përmbytje?

As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet.

Nga është futur uji?

Ende nuk e kuptojmë se nga ka hyrë ujë se nuk ka gjurmë në mure por vetëm përmbytje në dysheme.

A është Biblioteka Kombëtare në standardet e mundshme?

Jo është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante.

A keni humbje nga kjo përmbytje?

Jo deri tani çdo libër është rikuperuar, nuk ka pasur asnjë humbje.

Cila është përgjegjësia juaj?  

Ju mendoni se kam përgjegjësi për një përmbytje. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY