U bllokuan miliona euro në portin e Durrësit, ja shifra e saktë e eurove të sekuestruara

Ndaje

U tha se ishin 1.5 milionë euro në fillim  dhe më pas 4.5 milionë. Por policia pas numërimit, ka nxjerrë shifrën e saktë të eurove të sekuestruara në Portin e Durrësit.

Janë 3 milionë e 470 mijë euro, para të siguruara nga aktivitete kriminale.Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, ndërsa ka shoqëruar tre persona. Burime bëjnë të ditur se 3 të ndaluarit janë Edi (Eduart) Lika, pronar i subjektit transportues, djali i tij, Klevis Lika (19 vjeç), i cili shoqëronte drejtuesin e kamionit në udhëtim dhe shoferi i kamionit, Agim Ceka.

Paratë i  kishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trajler.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje