Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja devijimi i trafikut

Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja devijimi i trafikut

72
0
Shares

Do të realizohet faza e katërt e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës.Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton qytetarët se do të bllokohet sërish autostrada. Sot, ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të njoftojnë gjatë ditës së sotme skemat e lëvizjes dhe do të  informojnë opinionin publik.

Njoftimi i ARRSH

“Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY