“Vettingu, si të kalosh varrin për gjalli”

“Vettingu, si të kalosh varrin për gjalli”

83
0
Shares

Kreun e gjykatës kushtetuese: Do presim derisa KED të bëhet funksionale

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i cili shpëtoi paq  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e rikonfirmoi në detyre edhe pa probleme të dukshme me deklarimin  e pasurisë së tij,  ka thëne se institucioni që ai drejton nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të presë derisa KED të bëhet funksionale.

“Që nga muaji mars nuk mblidhet në seancë plenare. Qytetarët nuk marrin dot drejtësi. Kushtetuese funksionon pjesërisht, funksionon vetëm Kolegji me 3 anëtar. Në kushtet ku jemi nuk ka zgjidhje tjetër vetëm duhet pritur derisa KED të bëhet funksionale” u shpreh Dedja në një prononcim për median.

I pyetur nga gazetarët për dorëheqjenn ose jo nga ky post , Dedja tha se nuk kishte menduar ndonjëherë dorëheqjen, sepse “po t’a kisha menduar, do t’a kisha dhënë”

Kreun e gjykatës më të rëndësishme të vendit duket i lehtësuar tani që kaloi procesin e vettingut”Eshtë si të kalosh varrin për së gjalli” megjithatë shton “Vettingu, një nga ligjet më të ashpra. Unë jam pro vettingut pasi situata është emergjente”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY