Në arrati/ Grupi i rrezikshëm bëri 400 mijë euro pasuri (EMRAT dhe...

Në arrati/ Grupi i rrezikshëm bëri 400 mijë euro pasuri (EMRAT dhe FOTO)

507
0
Shares

Kanë  kryer mbi 70 vjedhje me një dëm prej 400 mijë eurosh. Ky është bilanci që raporton policia greke për 5 shqiptarët të cilët ishin kthyer në tmerr për Athinën.

Emrat dhe fotot e tyre jane publikuar në faqen zyrtare të policisë greke. Ata janë Radion Tahiri, Marjus Dedolli, Getjan Vrushaj, Laske Gjikuli, Getjan Vrushaj.

Sipas policisë skema që përdortë grupi ishte një skemë klasike. Grupi pasdite lëvizte në zonën ku do të kryhej grabitja. Më pas piketonte banesën. Autorët thyenin dritaret, merrin paratë, bizhuteri. Ata ishin të zotë të ngjiteshin edhe nëpër blloqet e apartamenteve.

Policia greke arriti të sekuestronte në banesat e tyre dhe orendite e grabitura, tre makina që ishin vjedhur dhe 18 kg drogë.

Ata ishin arrestuar më 13 qershor dhe u arratësinë në mëngjesin e 19 qershorit pasi  prenë shufrat e hekurta të dritares së banjës së qelisë dhe u hodhën përtokë nga një lartësi prej 10 metrash. Tre shqiptarët u arratisën nga qelitë e rajonit të policisë të Argjirupolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY