Gruaja e kryeministrit në akuzë për abuzim me fondet shtetërore

Gruaja e kryeministrit në akuzë për abuzim me fondet shtetërore

56
0
Shares

Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu është akuzuar për mashtrim, pasi dyshohet se ka keqpërdorur fondet shtetërore.

Sara Netanjahu është akuzuar për keqpërdorimin e 359,000 shekëve (100,000 dollarëve) për shërbime hotelierike në rezidencën zyrtare të kryeministrit.

Ajo është akuzuar gjithashtu për shkelje të besimit pas një hetimi policor, thotë Ministria e Drejtësisë.

Zonja Netanyahu ka mohuar çdo akuzë. Avokatët e saj e përshkruan aktakuzën si absurde dhe mashtruese.

Të enjten, ajo u akuzua së bashku me Ezra Seidoff, një ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në zyrën e kryeministrit.

Zyra e Prokurorit të Rrethit të Jerusalemit tha se vendimi për të paditur si Znj Netanyahu dhe Zt. Seidoff është bërë “pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe duke peshuar të gjitha rrethanat e rastit”.

Vitin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit njoftoi se ai po shqyrtonte akuzat në ngarkimin të Znj. Netanjahu, pas një hetimi të gjatë, i cili ka qenë objekt i spekulimeve të forta në median izraelite./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY