Flori dhe Elvana flasin me mesazhe të koduara?! Fansat-këngëtares: “Po digjesh për...

Flori dhe Elvana flasin me mesazhe të koduara?! Fansat-këngëtares: “Po digjesh për të!”

114
0
Shares

Lidhja e tyre nuk u konfirmua asnjëherë nga palët, e megjithatë të gjithë i shihnin si një çift të dashuruarish sa herë që shfaqeshin bashkë. Këtë radhë, janë fansat e këngëtarëve Elvana Gjata dhe Flori Mumajesit që kërkojnë rikthimin e një prej çifteve më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Postimet e fundit të dy këngëtarëve, i kanë bërë fansat të mendojnë se Elvana dhe Flori po komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe të koduara.

Në fillim ishte Flori ai që publikoi cover-in e këngës së Aurela Gaçes, “Të dua”. Më pas Elvana publikoi një foto shumë të ngjashme me atë të Florit me shprehjen: Ku vajti?? Dashuria??

Postimi i saj pati reagime të shumta nga fansat që mendojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj cover-it romantik të Florit.

Ndërkohë, Elvana sapo ka publikuar këngën më të re  me titull ”Ku vajti”, e cila në tekst, flet për një dashuri të larguar dhe pa hile të Elvanës. A ia ka dedikuar Florit vallë??

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY