A është LSI kundër strategjisë së kreut të PD ?

A është LSI kundër strategjisë së kreut të PD ?

72
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk është më të njëjten gjatësi valë me PD-në, ndaj tre prej tyre  janë shprehur me fjale dhe me vote kundër bllokimit të foltores nga ana e kryetari Basha.

Një prej figurave të rëndësishme të LSI-së, Luan Rama, i i kërkoi kreu të Kuvendit, Gramoz Ruçi të merrte fjalën për çështjet e rendit të ditës.

“Në kushtet kur ky Parlament funksionon në anormalitet të plotë, unë refuzoj ta marr fjalën. Jemi për të demonstruar që parlamentarizmi në këtë vend është institucion. Çdo sjellje apo qëndrim tjetër që cenon parlamentarizmin, nuk mund të vazhdojmë më tej. Jemi përballë vendimit historik që do të mbajë Këshilli Europian në 28 Qershor dhe ky degradim i parlamentarizmit është një arsye më shumë që Shqipëria nuk e meriton ti çelen negociatat”, tha Luan Rama.

“Unë theksoj që, e kam këtë vërejtje për ju zoti Kryetar i Kuvendit, që ky institucion është pushtuar nga formalizmi. Kuvendi nuk bën analizë të punës së institucioneve. Ata vijnë lexojnë dhe ikin. Kjo dëshmon se parlamentarizmi si institucion është kthyer në shëmbëlltyrë mediokriteti. Unë jam gati të flas por në kushtet kur foltorja është e zënë, këtu mungon etika, e kam të pamundur të bëjë sfidë tani për të marrë fjalën me zorr. Zbatoni rregulloren dhe krijoni mundësinë që të vazhdojë diskutimi parlamentar siç na ka hije ne”.

Por duket se Luan Rama nuk është i vetmi që po del kundër strategjisë së opozitës. Dy deputetë të tjerë të LSI votuan sot projektligjet ndërkohë që Basha qëndronte në foltore. Dhe ata nuk janë pak të rëndësishëm, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naco janë dy figura të rëndësishme të LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY