Gruaja që ekzekutoi burrin sot para gjykatës

Gruaja që ekzekutoi burrin sot para gjykatës

78
0
Shares

Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit del sot para gjykatës për masë sigurie. Do të jetë gjykata e Laçit ajo që do të vendosë për 35-vjeçaren Violeta Donaj.

Mëngjesin e së dielës ajo vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj. Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.

Violeta Donaj  tre ditë më parë qëlloi me armë bashkëshkortin e saj duke i marrë dhe jetën. Nëna e dy fëmijëve, 7 dhe 14 vjeç, në rrëfimin e saj para Policisë për vrasjen e bashkëshortit, tregon shkakun pse e qëlloi bashkëshortin e tij duke thënë se kishin probleme dhe nuk e duronte dot më. 35-vjeçarja, i ka treguar policisë se nuk e dinte se çfarë po bënte derisa mori armën në makinë dhe e qëlloi pa u menduar dy herë.

Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz. U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar. Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia. Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”, –  ka thënë para hetuesve.

Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35-vjeçares.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY