VIDEO/Bariu tregon shifrat e korrupsionit per leje nga bashkia

VIDEO/Bariu tregon shifrat e korrupsionit per leje nga bashkia

147
0
Shares

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i një afere korruptive në territorin e Bashkisë Finiq, ku zyrtarë të kësaj Bashkie u përfolën për marrjen e rryshfetit kundrejt dhënies së kullotave, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë nuk ka asnjë njoftim deri tani,transmeton saranda.net.
Nga informacionet tona, asnjë person nga prokuroria nuk është paraqitur për ta marrë në pyetje personat që kanë bërë denoncimet në media.
Në materialin e shfaqur njëri prej blektorëve shprehet se vitin e kaluar ka paguar 1 milion per kushotën , ndersa banorë të fshatit Cerkovicë akuzojnë kryetarin e Bashkisë Finiq si edhe zyrtarë të tjerë të administratës për rryshfet që arrin deri në shifrat 1 milion lekë apo 1 mijë euro, por këto shifrat si duket nuk i bejnë përshtypje Prokurorisë së Sarandës.

 

Media lokale “SarandaWeb” shfaq në një material video Sotir Kaçin, një biznesmen i cili ka fabrikë qumështi dhe ka lidhje me barinjtë e zonës, i cili shprehet se korrupsioni ka çmim të lartë.

Kaçi shprehet:

Një pikë që quajnë këta e kanë 1 mijë euro ose 1 milion lekë. Nëse nuk ia çoj lekët tani do veji tjetri dhe do ma marrë kullotën.”

Ndërkohë gjatë filmimit, Sotir Kaçi merr në telefon një nga blegtorët dhe e pyet se kush i çoi atje lart vitin e shkuar.

Blegtori: Vangjeli
Kaçi: Cili Vangjel mo?
Blegtori: Drejtori
Kaçi: A drejtori i Pyjores?
Blegtor: E ai.
Kaçi: Mori pjesën e tij ai? Sa u kërkoi mo, sa lekë u mori?
Blegtori: I dhamë 1 milion lekë.
Kaçi: Një milion lekë ë… Kafe kjo, ndërsa po për barin sa paguajtët?
Blegtori: 2 milionë e gjysmë.
Kaçi: Plus bari një milion e gjysmë dhe dhatë edhe një milion kafe te Vangjeli?
Blegtori: E te Vangjeli.
Kaçi: Se mora vesh sikur u ankuan këta, s’na i dhanë të gjitha.
Blegtori: Jo, jo jam dhamë të gjitha ne, madje i ndau me Sabriun. “Jepjani Sabirut tha” dhe ia vumë atij në xhep.

Kaçi përfundon: 1 mijë euro kafja dhe 300 euro kullota, kjo është vjedhje e hapur. Edhe Prokuroria edhe gjyaktësit janë në bashkëpunim me këta. Sa do të ankohesh nuk gjen dot zgjidhje.

Ndërsa një banor i fshatit Cerkovikë akuzon kryetarin e Bashkisë Finiq për ryshfet, ai thotë:

Bëjnë dallavere dhe e them hapur pa iu trembur asnjërit. Kopeja që erdhi sivjet dhe nuk kërkoi leje ndërtimi, e pruri Kryeplaku, e mori veten e tij, morën lekët dhe i ndajnë bashkë. ta dëgjojnë të gjithë!”

Asnjë reagim nga Prokuroria e Sarandës

Asnjë reagim nga Prokuroria e SarandësEdhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i një afere korruptive në territorin e Bashkisë Finiq, ku zyrtarë të kësaj Bashkie u përfolën për marrjen e rryshfetit kundrejt dhënies së kullotave, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë nuk ka asnjë njoftim deri tani. Nga informacionet tona, asnjë person nga prokuroria nuk është paraqitur për ta marrë në pyetje personat që kanë bërë denoncimet në media. Në materialin e shfaqur njëri prej blektorëve shprehet se vitin e kaluar ka paguar 1 milion per kullotën , ndersa banorë të fshatit Cerkovicë akuzojnë kryetarin e Bashkisë Finiq si edhe zyrtarë të tjerë të administratës për rryshfet që arrin deri në shifrat 1 milion lekë apo 1 mijë euro, por këto shifrat si duket nuk i bejnë përshtypje Prokurorisë së Sarandës.

Publiée par Saranda Web sur mardi 19 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY