Anglia fiton pa dashje, skuadër e keqe që kishte fat

Anglia fiton pa dashje, skuadër e keqe që kishte fat

86
0
Shares

Harry Kane u shndërrua në heroin e Anglisë me dy gola në fitoren kundër Tunizisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Sulmuesi anglez realizoi golin e fitores në kohën shtesë, pikërisht atëherë kur Anglia kishte më shumë nevojë. I lënë i lirë në cepin e majtë të portës, kapiteni dërgoi me kokë topin në rrjetë, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një mbrëmje aspak e mirë.

Sulmuesi i Tottenham kaloi në epërsi të tijët që në minutën e 12-të kur u tregua i zgjuar të qendronte pranë portës kundërshtare dhe të përfitonte nga një grushtim i portierit Hassen, për ta dërguar i qetë topin në rrjetë.

Anglia po dominonte thuajse totalisht në pjesën e parë deri 10 minuta para fundit, kur Kyle Ëalker shkaktoi një penallti duke goditur me bërryl në zonë sulmuesin tunizian Ben Youssef. Ferjani Sassi goditi saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë afrikano-veriorëve barazimin, që erdhi nga hiçi. Edhe pse luajtën sërish lart duke mbajtur nën presion tunizianët, sërish goli i dytë nuk erdhi.

Afrikano-veriorët pësuan dhe një goditje psikologjike kur portieri i talentuar Hassen u detyrua të largohej nga loja pasi u dëmtua në shpatull, por sërish diti të mblidhte veten dhe me kalimin e minutave t’ia vështirësonte punët anglezëve që humbën shkëlqimin e minutave të para. Në fund të pjesës së parë Jesse Lingard pati një rast të artë për të shënuar golin e dytë por goditi vetëm shtyllën.

Edhe në pjesën e dytë Anglia provoi të bënte lojën, por me kalimin e minutave zbeheshin edhe mundësitë për të gjetur rrjetën. Skuadra e Southgate ka cilësi brenda saj, por shpërqëndrimet e shpeshta bëjnë që të mos gjejë golin aq shumë të kërkuar. Sterling dhe Kane treguan se mund të funksionojnë bashkë, por vetëm deri tek pasimi i fundit, aty ku duhet të tregoheshin më gjakftohtë për të marrë fitoren.

Dhe pikërisht atëherë kur pritej të mbyllej ndeshja, Kane nxori një gol nga hiçi, falë edhe shpërqendrimit të mbrojtjes tuniziane, për t’i dhënë skuadrës së Southgate tri pikët e para në grup./EDS/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY