Krim brenda familjes/ Gruaja qëllon burrin me pistoletë

Krim brenda familjes/ Gruaja qëllon burrin me pistoletë

173
0
Shares

Gruaja 35 vjeçare vret me pistoletë burrin e saj. Violeta Donaj nga qyteti i Rrëshenit, mëngjesin e sotëm, qëlloi për motive të paqarta ende bashkëshortin e saj Kujtim Donaj.

Informacionet e fundit bëjnë me dije se ngjarja e rwndw ka ndodhur nw tregun e Milotit ekzaktësisht në orën 7:10. Edhe pse autorja e ngjarjes ka tentuar të largohet, policia ka arritur ta kapë dhe arrestuar.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY