VIDEO/ Akulli në Antarktidë po shkrin më shpejt se sa pritej/ Shkencëtarët...

VIDEO/ Akulli në Antarktidë po shkrin më shpejt se sa pritej/ Shkencëtarët paralajmërojnë

119
0
Shares

Copa më e akullt e Antarktidës po shkrihet në një shkallë më të shpejtë sesa në çdo kohë të regjistruar më parë. Ky lajm vjen nga një studimi të ri gjithëpërfshirës, shkruan HuffPost.

Copa më e madhe e akullit të planetit po humbet më shumë se 240 miliardë ton akull çdo vit – një rritje tre herë më shumë se një dekadë më parë. Shkrirja po ndodh kaq shpejt sa që mund të shkaktojë që nivelet e detit të rriten 6 inç deri në fund të shekullit.

Ritmi i përshpejtuar i shkrirjes do të thotë se nivelet në rritje të detit mund të kërcënojnë komunitetet bregdetare shumë më herët se shkencëtarët kishin pritur. Amerika e Veriut, veçanërisht Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara, mund të goditet veçanërisht rëndë.

Studimi, i botuar të mërkurën në revistën Nature, është përshkruar si analiza më e hollësishme e bërë ndonjëherë mbi ndryshimet në copat e akullt të Antarktidës. Hulumtimi përfshinte më shumë se 80 shkencëtarë nga 44 organizata ndërkombëtare. U përdorën të dhëna të marra nga satelitët e shumtë, si dhe matjet e ajrit dhe terrenit dhe stmulimet kompjuterike.

“Ne i morëm të gjitha vlerësimet në të gjitha teknikat e ndryshme dhe dolëm në këtë konsensus,” tha Isabella Velicogna, një eksperte i akullit në Antarktik në Universitetin e Kalifornisë në Irvine për The Washington Post.

Hulumtimi tregon se Antarktida ka humbur pothuajse 3 trilion ton akulli që nga viti 1992. Nga kjo humbje, 40 për qind u regjishtruan nga 2012 në 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY