Raporti/ Shqipëria, korporatat shkelin të drejtat rregullisht

Raporti/ Shqipëria, korporatat shkelin të drejtat rregullisht

92
0
Shares

 Indeksi i të drejtave globale të ITUC 2018 ka vënë në shënjestër shtetet që nuk respektojnë të drejtat e punonjësve. Sipas këtij raporti, nga renditja e 142 vendeve, dhe Shqipëria bën pjesë në këtë renditje si shteti, ku rregullisht, korporata të ndryshme shkelin të drejtat e punonjësve.

Ky është konkluzioni i raportit  të fundit nga Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë (ITUC). Sipas raportit, kudo në botë ka pasur kufizime për fjalë të lirë në publik kur kërkohen të drejtat, si dhe janë shtuar protestat e sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj mbrojtësve të të drejtave të punëtorëve.

“Puna e denjë dhe të drejtat demokratike janë cenuar në gati të gjitha vendet, ndërkohë që pabarazia vazhdoi të rritet.”-thuhet në raportin e ITUC.

Dhjetë vendet më të këqija për punëtorët në vitin 2018 janë: Algjeria, Bangladeshi, Kamboxhia, Kolumbia, Egjipti, Guatemala, Kazakistani, Filipinet, Arabia Saudite dhe Turqia. Në raport thuhet qartë se Evropa ndonëse kontinenti me performancë më të mirë, vuan më shumë nga Raporti nënvizon se ndonëse kontinenti që përformoi më mirë, në Evropë punëtorët ende vuajnë nga efektet afatgjata negative të masave të shtrëngimit, veçanërisht në vendet e prekura nga politikat e Trojkës (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar), si Portugalia, Spanja dhe Greqia.

“Në vitet 2017-18, vendet evropiane u karakterizuan gjithashtu nga një rënie sa i përket kriterit të respektimit të dialogut social trepalësh- një rënie që minoi qeverisjen e punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY