Arkitekti i njohur: Projekti i teatrit është plagjiaturë

Arkitekti i njohur: Projekti i teatrit është plagjiaturë

344
0
Shares

Arkitekti i njohur, Vladimir Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekpozuarit”, ka deklaruar se projekti i arkitektit Bjarke Ingels, për teatrin e ri, është mjaft i ngjashëm me një projekt të një studio ukrainase, e cila ka marrë pjesë në një konkurs ndërkombëtar. Sipas Bregut, dy projektet kanë ngjashmëri të madhe dhe ndryshojnë vetëm në madhësi.

“Në këtë projekt unë pashë një koiçidencë sepe ky është një projekt i paraqitur në një konkurs ndërkombëtar në Seul, në Korenë e Jugut, nga një studio ukrainase. Është një projekt për një konkurs ndërkombëtar.
Unë nuk jam kritik, por këto veprat ikonike janë shumë kollaj për tu demaskuar që janë plagjiaturë apo jo. Këtu janë aq të dukshme format, sa të shkon mendja. Mund të ketë dalë në mënyrë të pandërgjegjshme por ngjashmëria është kjo. E vetmja gjë që ndryshon është shkalla.

Bjarke Ingels është një yll në shkëlqim, por nuk di si është zhvilluar procesi. Ndonjëherë ata që dinë not më shumë mund të mbyten.”

Arkitekti Bregu ka shpalosur edhe një projekt të tijin, i cili ruan godinën ekzistuese të teatrit, por ka edhe komponentë modernë. Bregu u shpreh se projekti i tij do të jetë falas, një dhuratë për shqiptarët dhe aktorët. Tpz.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY