Fevziu: Opozita në betejë, jo me pushime verore

Fevziu: Opozita në betejë, jo me pushime verore

62
0
Shares

Gazetari Blendi Fevziu, deklaroi sot në “360 Gradë” në Ora News  se opozita duhet te pergatitet per beteje dhe jo per pushime verore. Ai thotë se kundër zgjedhjeve të parakohshme duke dhënë edhe arsyen pse.

Fevziu: Nuk besoj se mund të kemi zgjedhje të parakohshme, sepse opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Në gjykimin tim nuk i bëjnë mirë. Duhet të përgatitet për një betejë shumë të fortë jo me pushime verore, por betejë permanente duke e konsumuar deri në fund këtë qeverisje që të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Gjysmë konsumi mund t’i japë një shans kësaj mazhorance që të rimarrë diçka. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.

Zheji: Po zgjedhjet lokale bashkë me ato të përgjithshme?

Fevziu: As ato nuk janë zgjidhje. Kjo mund t’i interesonte më shumë Ramës se opozitës. Sepse ka mundësi ta ketë ende të papërgatitur opozitën. Zakonisht politikanët ndjekin rregullin deri në fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY