Ataku në zemër i merr jetën zv/komandantit të policisë

Ataku në zemër i merr jetën zv/komandantit të policisë

75
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë. Istref Bytyqi zv.komandant i stacionit policor në Malishevë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur papritmas pasi Bytyqi me gradë toger deri atë ditë gëzonte shëndet të plotë, por gjatë fundjavës atij iu keqësua gjendja shëndetësore.

I ndjeri, sipas familjarëve, kishte shtrëngime në gjoks të cilat ishin edhe fatele për të.

As përpjepja maksimale e mjekëve nuk pati efekt pasi sulmi në zemër e kishte goditur shumë Bytyqin.

Vdekja e tij në moshën 48 vjeçare ka prekur të gjithë ata që e njohën Bytyqin i cili gëzonte respekt të madh tek familjarët, miqtë e kolegët.

Numër i madh i njerëzve morën pjesë në ceremoinë e varrimit të numrit dy në policinë e Malisheves.

Mes dhimbjes dhe lotëve dhe nderime ushtarake Bytyqi u varros në vendlinjen e tij në Terpezë të Malisheves.

I ndjeri la pas bashkëshorten, dy djemtë dhe një vajzë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY