Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Europë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Europës. Gazeta franceze Le Monde, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, përmes koresondentëve të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (majtas ne foto me kancelarin austriak Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Europë”.
Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Thuhet se ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendëshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ektremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës për këtë gjë është folur edhe samitin e Sofies që u organizua mes 28 vendeve të BE 5 vendeve të Ballkanit perendimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












