EMRI/ Tropojë, shkeli mbi minë, plagoset rëndë një person

EMRI/ Tropojë, shkeli mbi minë, plagoset rëndë një person

121
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shtetas nga fshati Berishë në Tropojë ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine.

I plagosuri është identifikuar si Azgan Doçi. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, pasi nga shpërthimi i i minës ka marrë dëmtime në trup. Gazetari jonë raporton se ka dëmtuar të dyja këmbët dhe krahun.

Momentalisht ndodhet në sallë të operacionit në spitalin rajonal dhe po kërkohet të transportohet me helikopter për mjekim në Tiranë.

Dyshohet se Azgan Doçi ka shkelur mbi minat e lëna nga lufta e Kosovës, edhe pse zona është kontrolluar disa herë për çminim.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY