“Godet” Ilir Demalia:Deputeti Tom Doshi më ka vendosur pistoletën në kokë

“Godet” Ilir Demalia:Deputeti Tom Doshi më ka vendosur pistoletën në kokë

147
0
Shares

Ilir Demalia pretendon se është kërcënuar nga deputetë Tom Doshi dhe Fidel Ylli, ndërsa shton se gazetari Frrok Çupi e sjell si model Doshin për shkak të punësimit të djalit të tij.

Keni folur për një rast në vitin 1995, kur jeni kërcënuar nga Tom Doshi dhe Fidel Ylli?

E solla në vëmendje këtë jo për të treguar diçka, por se ndodhi ai debat me zt.Frrok Çupi në emisionin e Zhejit dhe u indinjova kur Frrok Çupi na e solli si model Tom Doshin, si model i zgjedhur nga populli. Nëse Frrok Çupi ka interesat e tij me Tom Doshin, për djalin e tij të punësuar, kjo është e drejta e tij. Por si intelektual që pretendon…ne nuk kemi arritur të ngremë një elitë intelektuale.

Po të kishim një elitë të fuqishme dhe të pa kompromentuar me të keqen nuk do të ishim në këtë gjendje ku jemi sot, ku e kemi bërë shtetin si shportë karavidhesh. Nuk është ndonjë gjë e re që Tom Doshi më ka vënë revole në kokë mua. Dihet Tom Doshi. Ç’kualitete ka Tom Doshi për të qenë deputet? Ç’kualitete ka Fidel Ylli për të qenë deputet?

Këta kanë ardhur në Parlament thjesht për të vënë paranë e fituar me trafiqet e ndryshme. Fidel Ylli e di shumë mirë trafikun e pasaportave amerikane në vitet ’90.

Kam marrë kërcënime dhe e njofton Fidel Yllin dhe Tom Doshin se nuk mund të më kërcënojnë. Tom Doshi mund të blejë fshatarët atje në Malësi, por nuk mund të më blejë njeri mua.

-Jeni kërcënuar pas deklaratës që keni bërë në Ora News?

Demalia: Pas deklaratës në Ora News dhe pas shkrimit që kam bërë sot. E di Fidel Ylli që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Tom Doshi nuk ka fjalë, të qëron.

Nëpërmjet ekranit tuaj po i çoj fjalë Doshit dhe Fidel Yllit dhe kujtdo që shumë shpejt do të jem në Shqipëri. I bëj thirrje kujtdo që frikësohet nga këta cuba dhe banditë se këta janë frikacakë sepse frikacakët kërcënojnë. I kanë vënë paret me krim dhe mendojnë se do të sundojnë me krim. Nuk e kuptoj çfarë e lidh Edi Ramën me Tom Doshin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY