Llalla është ende magjistrat. Komisioneri publik kërkon t’i nenshtrohet vettingut

Llalla është ende magjistrat. Komisioneri publik kërkon t’i nenshtrohet vettingut

48
0
Shares

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë  në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Komisioneri publik ka bërë ankimimin për ndërprejet e procesit të vettingut nga ana e ish-prokurorit. Kjo është seanca e dytë që zhvillohet për këtë qëllim. Trupi gjykues përbëhet nga Ina Rama. Sokol Como, Aleks Hajdari dhe Albana Shtylla.Ish- kryeprokurori Adriatik Llalla përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.

Komisioneri publik Florian Ballhysa deklaroi se”  Dorëheqja është paqitur me postë. Dorëheqja duhet të ishte paraqitur sipas procedurave ligjore. Sipas tij Llalla nuk ka ndjekur rrugën e duhur  për terheqjen nga gjyqësori ndaj ai kërkon prishjen  e vendimit të Komisionit të Vettingut qe pranoi kërkesën për dorëheqje.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY