FOTO & VIDEO/Përfshihet nga flakët hoteli luksoz në qendër të qytetit

FOTO & VIDEO/Përfshihet nga flakët hoteli luksoz në qendër të qytetit

95
0
Shares

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë pasdite hotelin luksoz Mandarin Oriental, i cili ndodhet në qendër të Londrës.

Tym i zi  është parë në horizont nga hoteli në Uilliam Street, Knightsbridge, ku dhomat fillojnë nga 600 paund nata.

Brigada e zjarrfikësve në Londër tha se 20 makina zjarrëfikëse dhe 120 punonjës të këtij shërbimi janë angazhuar në operacion për shuarjen e zjarrit.

Hoteli sapo ka përfunduar rinovimin më të gjerë dhe më të shtrenjtë në historinë e tij 115-vjeçare, me dhoma të cilat u hapën përsëri për publikun më 29 maj.

Një zëdhënës i zinxhirit ekskluziv të hoteleve me qendër në Hong Kong i tha MailOnline: ‘Ne jemi të vetëdijshëm për një zjarr në hotel dhe Brigada e zjarrit në Londër është në vendin e ngjarjes’.

“Policia është në proces të evakuimit të ndërtesës, por ende nuk dihet nëse dikush është i bllokuar ose është plagosur nga flakët”raporton Dailymail.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY