Përdhunoi 15-vjeçaren, flet vajza e Ligor Bibës: Babi është penduar, në ndjehemi...

Përdhunoi 15-vjeçaren, flet vajza e Ligor Bibës: Babi është penduar, në ndjehemi të turpëruar

161
0
Shares

Vajza e Ligor Bibës, i cili përdhunoi 15 vjeçaren në Pogradec, është shprehur se babai i saj është penduar shumë për aktin e kryer.

Por Valbona Biba ka mohuar të gjitha akuzat e të miturës dhe prindërve të saj se i kanë kërcënuar apo ofruar lekë.

Ajo shprehet se i vetmi rast kur kanë shkuar në banesën e 15 vjeçares ka qenë kur janë shoqëruar nga kryeplaku i fshatit të Velcanit për t’iu kërkuar falje.

“Nuk është e vërtetë që i kemi kërcënuar dhe iu kemi ofruar lekë. Kemi shkuar vetëm një herë në banesë bashkë me kryeplakun për t’iu kërkuar falje. Kam folur me babin pas dënimit që mori. Ai është i penduar. Ne ndihemi të turpëruar, por në asnjë moment nuk kemi kërcënuar familjen dhe Xhoanën”, shprehet Valbona Biba.

Babi i Xhoanës, Faik Biba pak ditë më parë tha se atij i kanë ofruar lekë por që nuk kishte ndërmend ta shiste nderin e të bijës.

Ai reagoi ashpër pas vendimit të gjykatës me 4.8 vite burg për Ligor Bibën, duke thënë se duhej dhënë një dënim më i madh për përdhunuesin e vajzës së saj, si edhe i bëri apel shteti që të marrë masa ose do ta vrasë vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY