FOTO/Përfundon ndërtimi i “superpallatit” ,fitoi sfidën me shtetin shqiptar

FOTO/Përfundon ndërtimi i “superpallatit” ,fitoi sfidën me shtetin shqiptar

204
0
Shares

Përfundon së ndërtuari super pallati, i cilai vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit pasi nje pjese e tij u shemb.

Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek Shkëmbi i Kavajës.

Ky objekt ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante. 23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët  e njerëzve. Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.

Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje. Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.

Dhe siç ndodh rëndom në vendin tonë çudia zgjati vetëm pak ditë dhe Enver Shala u harrua. Ashtu pa u ndjerë ai kishte dalë nga dhomat e burgut dhe ju kthye punëve të tij. Po vitin e kaluar teksa zhvillohej fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, ai e rrethoi me rrjetë shtesën e shembur dhe rinisi nga puna, ndërsa në mes të muajit maj rrjeta u hoq dhe në dritë dolën 4 katet e ngritura pa leje duke ftuar pushuesit për sezonin e ri turistik. /Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY