Sot provimi i parë i Maturës. A do fluturojë kopja në sallat...

Sot provimi i parë i Maturës. A do fluturojë kopja në sallat e mëdha ?

152
0
Shares

3700 maturantë  do të testojnë sot njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Ky është provimi i parë i Maturës Shtetërore. Testimi  sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave do të nis në orën 10.00 dhe do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim.

Testimi i maturantëve po kryhet sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit  në ambiente të mëdha  më qëllim për të evituar komunikimin midis maturantëve.  Qëllimi është për të vlerësuar ata që kanë punuar  seriozisht gjatë gjithë viteve të shkollimit.

“Është një vendim që është për të gjithë maturantët e Shqipërisë, sepse duam që të mos diskriminohesh ti nga disa të tjerë që dinë ta vërtisin kopjen përfshi brenda këtu edhe administratorë të papërgjegjshëm. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Ti dhe gjithë shokët e tu, do të keni maksimalisht kushtet që të bëni provimin në kushte normale dhe maksimalisht ti dhe gjithë shoqëria shqiptare sigurinë që në provimet e shtetit nuk kopjohet. Fakti që ne kemi zgjedhur sallat e mëdha, nuk ka të bëjë me diskriminimin tuaj por për të shkuar haka tek i zoti,” ka deklaruar ministrija Nikolla në lidhje me këtë.

Ndekohe pritet qe 560 police te ruajne godinat ku do te zhvillohet provimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY