VIDEO/Lumi më i ndotur në Shqipëri ,plehra dhe mbetje pafund

VIDEO/Lumi më i ndotur në Shqipëri ,plehra dhe mbetje pafund

335
0
Shares

Shkumbini vazhdon të mbetet një nga lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.

Të gjithë përrenjtë e fshatrave grumbullojnë në mënyrë të vazhdueshme plehra në lumë, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit këtë burim natyror të vendit tonë.

Klasifikohet si lumi më i ndotur në shkallë vendi. Nga Prrenjasi deri në Rrogozhinë, dhe më tej në grykëderdhje në Adriatik, në Shkumbin hidhen plehra pa kontroll.

Vitin e kaluar u ndalua konsumi i peshkut për shkak të nivelit të lartë mikrobik. Aksionet kombëtare të pastrimit nuk e zgjidhën dot problemin. Zanafilla e ndotjes për çdo lum nis nga përrenjtë e fshatrave.

“Janë tejet të ndotura dhe të bësh aksion kombëtar për pastrimin e territorit me forma të tilla vullnetare jo se janë të dëmshme, por nuk janë të frytshme”.

I tillë është edhe fshati turistik Shijon në Elbasan. Në mungesë të konteinerëve banorët i kanë hedhur plehrat në përrua. Shumë pranë tij ndodhet edhe Manastiri me famë kombëtare dhe rajonale i Shën Gjon Vladimirit, i cili vizitohet nga shumë turistë.

Sipas këshilltarit të Këshillit Bashkiak në Elbasan, Ismail Çala, puna është kapur prej “bishti’ duke pastruar lumenjtë dhe jo përrenjtë që i ndotin .

“Do ti të kesh lum të pastër dhe ky lum i pastër të mos ndosë detin. Pastroje nga fshatrat, ku jeton gjysma e popullsisë së bashkisë tonë”.

Për të ndërgjegjësuar banorët e zonave ruale Çala sugjeron që të vendosen gjoba, por pasi t’u jenë krijuar kushtet .

“Problemi kryesor është problemi i institucioneve kryesore sepse ne e dimë si vepron në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ligji të detyron ty mezor ta hedhësh ty në lumë. Nëse e bën unë  të dënoj”.

E njëjta situatë është pothuajse në të gjithë fshatrat./Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY