Socialistët te Komisioni i Medias votojnë për 15’ një ligj me rreth...

Socialistët te Komisioni i Medias votojnë për 15’ një ligj me rreth 300 nene

81
0
Shares

Komisioni i Medias dhe Edukimit ka miratuar javës që shkoi një projekligj vetëm për 15 minuta. Projektligji për Trashëgiminë Kulturore është me 279 nene ndërsa komisionit ku ndodheshin vetëm deputetët e mazhorancës I kanë mjaftuar vetëm 15 minuta për ta kaluar.

Gjatë kohës së diskutimit të këtij ligji janë thirrur për javë më parë grupe interesi e specialist për diskutim dhe janë bërfë shumë orpozime për ndryhsim të cilat nuk u pasqyruan në variantin përfundimtar.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti Luciano Boci.

“KULMI I SHPEJTËSISË….

Nuk është arritur as nga Ferrari, as Lamborghini, as nga Maserati…
Jo!
Kulmin e shpejtësisë e ka kapur….Komisioni ynë parlamentar i Edukimit, me vetëm deputetët e mazhorancës.
A e mendoni?!!!
Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të sjellë ndonjëherë, atij të “Trashëgimisë kulturore”.
Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialistësh, asgjë nuk u pasqyrua.

Image may contain: text

Momenti për diskutim dhe ndryshime të domosdoshme është pikërisht kjo fazë e diskutimit.
Por robotizimi ekstrem dhe bindja e verbër e deputetëve ka kapur majat. Siç shihet nga proces-verbai i mbledhjes deputët thjeshtë ngrejnë dorën pas pyetjes: Jeni dakort? (foto)

Image may contain: text

Normal askush nuk ka guxuar të dalë kundër “vijës”. Nuk pyeten sic e lyp rregullorja: Pro? Kundër? Abstenim?  E më pas të bëhen korrigjime apo rregullime. Lodhen pra!

Image may contain: text

Madje në nene të caktuara as nuk u merret fare dora e dakortësisë. Thjesht kalohet ne nenet suksesive. Ky pra është serioziteti zero i kësaj mazhorance në ligjet që servir, që po kap kulme të papara!!!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY