Rita Ora shpjegon se pse ngjyrosi flokët me të kuqe

Rita Ora shpjegon se pse ngjyrosi flokët me të kuqe

97
0
Shares

Rita Ora  shpjegoi sonte gjatë koncertit në Tiranë arsyen se pse  kishte ngjyrosur me të kuqe flokët.
Ajo iu drejtua turmës në sheshin ‘Skënderbej’ dhe tha: “Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri.”

Këngëtarja me famë ndërkombëtare e thekson vazhdimisht kombësinë e saj shqiptare ndërkohë që Kosova e zgjodhi pak vite më parë edhe ambasadore nderi të këtij vendi.

Rita e nisi performancën me hitin e saj “Your Song”. Ndërkohë sheshi është i mbushur plot nga publiku shqiptar që po ndjek divën e muzikës.

Ky është koncerti I saj I dytë në Tiranë. Koncerti I parë u mbajt më 28 nëntor 2012 në sheshin nënë Tereza me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

sggas

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY