EMRI & FOTO/ Shkodër, kush është e reja që u gjet e...

EMRI & FOTO/ Shkodër, kush është e reja që u gjet e vdekur në makinë

230
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shkodër, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe dhe e reja është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në makinë.

Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë pasi nuk është ndjerë mirë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ose është helmuar nga ndonjë ushqim në dasmë.

Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se e reja është dërguar në morgun e spitalit dhe me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.

Informacion Paraprak i Policisë

Më datë 31. 05. 2018 në orën 20.35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkodër jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja J. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder.

Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mësohet se pasi ka pas probleme shëndetësore ka dalë jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë. Ajo është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY