VIDEO/ Gazmend Bardhi del nga Krimet e Rënda: U pyetëm ne kur...

VIDEO/ Gazmend Bardhi del nga Krimet e Rënda: U pyetëm ne kur duhet të ishin thirrur Agroni, Fatmiri dhe Edi Rama

121
0
Shares

Gazmend Bardhi, këshilltari ligjor i PD ka dhënë një deklaratë pasi ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në të cilën ishte thirrur për të dhënë sqarime lidhur me audio-përgjimin për vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Bardhi deklaroi se ishte shqetësuese që nuk merrej në pyetje Agron Xhafaj, nuk merrej në pyetje vetë ministri Fatmir Xhafaj dhe as Kryeministri, që ngriti alibi për audio-përgjimin dhe thirreshin pikërisht ata që e kishin denoncuar veprimtarinë kriminale të Agron Xhafajt.

“Ne sot ishim në cilësinë e personave që mund të japin të dhëna për hetimin që ka nisur Prokurroie e Krimeve të Rënda. Jemi para një rasti abuzimi të dokumentuar për veprimtari kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe do të shprehem sa herë që më kërkon Prokuroria e Krimeve por nuk mund të mos shprehem pse nuk është marrë në pyetje vëllai i ministrit po ne që e denoncuam; nuk është marrë në pyetje ministri që e ka mbrojtur po ne që e denoncuam; nuk është marrë në pyetje kryeministri që ka krijuar një alibi se audio është përgjim, por ne” u shpreh Bardhi.

Bardhi kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur mbi faktet të bëra publike.

“Unë kam një thirrje që Prokuroria t’i fusë hetimet në drejtimin duhur që e ngarkon ligji. Të ndëshkohen individët që merren me trafik droge. Ne deklaruam gjithçka që u pyetëm dhe gjithçka që kemi bërë publike mbi faktet dhe materialet që ne i kemi bërë publike. Të njëjtat fakte Prokuroia i disponon”, tha Gazemend Bardhi.

Deklarata e këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike Gazment Bardhi,pas deshmisë ne Prokurori për çështjen Xhafaj.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 21 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY