RRËFIMI/ “Dëshmitarit X” në Prokurori: Agron Xhafaj figurë e pushtetshme në...

RRËFIMI/ “Dëshmitarit X” në Prokurori: Agron Xhafaj figurë e pushtetshme në Vlorë…

135
0
Shares

Albert Veliu, i njohur si dëshmitari X në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, në një intervistë për gazetën ‘Panorama’ sqaron se në Prokurori është pyetur vetëm për deklaratat që ka bërë në videon e publikuar nga Partia Demokratike.

Ai thekson se përpara organit të akuzës ka ripërsëritur ato që ka thënë në media.

I pyetur nëse rrëfimi i tij ishte hakmarrje ndaj Xhafajt, Veliu përgjigjet se ky ishte një detyrim që vëllai i ministrit të Brendshëm duhet t’i shlyente.

“Jo, kjo nuk ishte hakmarrje. Këto janë detyrime, që ai duhet t’i shlyente ndaj meje, kur unë dola nga burgu”, është shprehur ai.

Veliu është pyetur edhe nëse ka marrë garanci nga PD, të cilës i besoi audio-përgjimin dhe rrëfimin e tij.

“Jo, nuk kam marrë garanci. Por i besova PD-së se ajo ishte mbështetetja ime”, ka thënë ai.

Veliu sqaron se Xhafaj ka qenë dhe mbetet një figurë e pushtetshme në Vlorë, ndërsa ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime pas publikimit të videos.

Opozita publikoi fillimisht një audio-përgjim të Albert Veliut me vëllain e Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm, ku dëshmitari dëgjohej teksa i kërkonte ndihmë për të transportuar kanabis drejt Italisë. Pasi ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama hodhën poshtë vërtetësinë e audios, PD publikoi rrëfimin e Veliut ku ai pranonte bashkëpunimin me Agron Xhafajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY