EMRI & FOTO GALERI/ Vlorë, gjendet një ri i dhunuar dhe i...

EMRI & FOTO GALERI/ Vlorë, gjendet një ri i dhunuar dhe i vdekur, në mes të qytetit

221
0
Shares

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur paraditen e sotme në mes të qytetit të Vlorës.

Trupi i pajetë është gjetur në mes të sheshit të Flamurit në qytetin bregdetar. Ai është gjetur i pajetë i mbështetur te monumenti i “Flamurtarit” në mes të Vlorës.

Mësohet se është identifikuar personi që është gjetur i pajetë në mes të qytetit të Vlorës.

Burime nga policia thanë se viktima është Albano Ymeraj nga qyteti bregdetar

Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një overdoze, por në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj vdekje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY