Barcelonë-Milano, ndalohet makina me 70 kg drogë – Transporti menaxhohej nga shqiptarë

Barcelonë-Milano, ndalohet makina me 70 kg drogë – Transporti menaxhohej nga shqiptarë

132
0
Shares

Mediat italiane raportojnë se rruga më e shkelur për trafikun ndërkombëtar të drogës aktualisht është ajo Barcelonë-Milano, ku një kamion u ndalua mbrëmjen e së enjtes me 70 kilogramë drogë të fshehur në një kuti lëpirësesh. Guardia di Financa ndaloi kamionin në kufi me Francën, ku agjentët e policisë nisën të dyshonin pas një pasaktësie në dokumentet e transportit, dhe për këtë arsye vendosën të kontrollojnë ngarkesën. Qentë anti-drogë nuhatën diçka dhe në fakt brenda kamionit u gjetën 32 kilogramë hashash dhe 37 kilogramë marijuanë. Shoferi i kamionit me origjinë kroate u ndalua menjëherë dhe u shoqërua në rajonin e policisë.

Në fillim të muajit Maj, karabinierët italianë ndaluan një tjetër kamion në autostradën e Milanos, ku në ngarkesën melesh të papërnuar u gjetën 206 kilogramë marijuanë. Në pranga përfundoi 50-vjeçari italian Enzo Di Mauro, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar 52-vjeçari Eduard Mecani. Në shtëpinë e këtij të fundit agjentët e policisë gjetën 62 mijë euro cash. Sipas hetuesve italianë, këto transferime, ku pjesa më e madhe e drogës mendohet se vjen nga Maroku, menaxhohen nga grupe kriminale shqiptare, të cilët më pas shkëmbejnë marijuanën me kokainë me klanet mafioze italiane.

Ditët e fundit, një tjetër aksion i suksesshëm i policisë italiane bëri të mundur sekuestrimin e rreth 20 kilogramë marijuanë në një automjet Audi, që drejtohej nga një shqiptar rezident në Milano. Pas kontrollit në banesën e tij policia pyeti djalin e tij nëse kishin apartamente të tjera në pronësi, por ai e mohoi këtë fakt. Por më pas agjentët e policisë zbuluan se djali banonte në një apartament të vogël 300 metra larg babait të tij, dhe pikërisht atje u gjetën rreth 8 kilogramë të tjera marijuanë dhe më shumë se 186 mijë euro cash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY