Fshese te QSUT, pritet largimi i 27 punonjesve te sigurimeve

Fshese te QSUT, pritet largimi i 27 punonjesve te sigurimeve

130
0
Shares

Afro 30 punonjes te sigurimeve shendetesore ne spitalin ‘ Nene Tereza’ mund te largohen nga puna keto dite. Lajmi mesohet nga nje deklarate e deputetit te PD, Trutan Shehu.

Postimi i plote:

Fondi i Sigurimeve Shendetesore po pregatit heqjen nga puna te 27 punonjesve te tij te sektorit spitalor prane QSUT keta; mjeke, farmaciste, ekonomiste etj, me eksperience te gjate pune e kontrata definitive.
Deklarohet se kjo behet ne “funksion te riorganizimit” ketij institucioni tejet te rendesishem.
Demagogji dhe absurditet i radhes ky.
Ky institucion ne radhe te pare ka nevoje pikerisht per punonjesit me pervoje per te permiresuar punen e tij.
Pa dyshim mbas nje levizje te tille fshihen qellime aspak te lidhura me ngritjen e nivelit profesional apo zgjerimin e aktivitetit.
E kunderta sic duket po ndodh, e lidhur kjo me preferenca politike, aspirata per ta futur kete institucion publik strategjik e monopol ne rrugen pa krye te disa koncesioneve…?
Kjo eshte per tu pare, por sidoqofte asgje e mire nuk premtohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY