FOTO/ Shqipëria zien për vëllezërit Xhafaj, ja çfarë bëjnë Lu dhe Vlahutin

FOTO/ Shqipëria zien për vëllezërit Xhafaj, ja çfarë bëjnë Lu dhe Vlahutin

316
0
Shares

Ambasadorët më me influencë në Shqipëri, ai i SHBA Donald Lu dhe e BE-së, Romava Vlahutin janë kapur teksa konsumojnë një drekë sëbashku sot në një nga restorantet e njohura në qendër të Tiranës. Në këtë foto të siguruar nga Opinion.al shohim se ata janë tejet të përqendruar në bisedën e tyre që me gjasë orientohet tek zhvillimet e fundit politike, ku edhe ata janë përfshirë. Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me argumentin se ka mbrojtur (penguar drejtësinë të veprojë) mbi vëllanë e tij të dënuar për trafik droge. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama i ka përdorur si mburojë dy ambasadorët.

Disa ditë më parë, ai tha se po të kishte gisht Fatmir Xhafaj do të kishte folur ambasadori Lu, ndërsa dje u shpreh se “zyra e BE në Tiranë konfirmoi se Xhafaj nuk ka trafikuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimet, pasi ai është bërë nën mbikëqyrjen t tyre”.

Edhe sot pati zhvillime pikërisht për çështjen “Xhafa”, opozita braktisi parlamentin, ndërsa seanca zgjati pak vetem me mazhorancën. Pikërisht në përfundim të seancës dhe në pritje të një tjetër denoncimi nga PD, Lu dhe Vlahutin drekojnë së bashku në qendër të Tiranës. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY