Berisha zgjedh një emër tjetër për Gaz Demin, futën para të Plaza

Berisha zgjedh një emër tjetër për Gaz Demin, futën para të Plaza

199
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha tha sonte në emisionin  ‘studio e hapur’ të Eni Vasilit se ka një emër tjetër për Gaz Demin pasi ky i fundit i tha që të mose e përmendte më.

Berisha e përmendi Demin në një status në facebook, ku thoshte se ai kishte vizituar Tahirin në shtëpi. Pas kësaj deklarate, Gaz Demi i është përgjigjur ashpër duke kërkuar që Berisha të mos e përmend më.

Berisha deklaroi sot se Gaz Demi e ka rreshtuar veten me familjen mafioze rë Edi Ramës dhe se nga sot, ai do ta quajë “Gaz Rama”.

“Nuk do ti them më Gaz Demi, por Gaz Rama. Pra, jo të klanit biologjik por të klanit mafioz të familjes mafioze që ka rreshtuar veten. Sa herë të shihni të shkruajtur Gaz Rama, e dini kush është.”

Berisha gjithashtu përsëriti akuzën, se ka patur tentativa nga Gaz Demi dhe Olsi Rama për të blerë Hotel Plaza.

“Zoti Demi, lexon letrën që i shkruan Edi Rama. Cfarë ka ndodhur? 6 muaj përpara në parlament, më thonë se te Hotel Plaza, Olsi Rama dhe Gaz Demi, më falni, Gaz Rama, po fusin lek. Pas 6 muajsh del se kunati i Gaz Ramës, po blen hotelin. E kuptoni apo jo? Këto janë paratë e Olsi Ramës. Le ta blente 100 herë edhe Gazi edhe stër-Gazi, por të mos i futej thika pas shpine taksapaguesve. Rama para një viti e bëri 6% TVSH-në, për hotelet me 5 yje.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY